Bledar Hodo, ishte “magjistari” që shpëtoi Teutën nga rënia me 44 pikë në përfundim. Mori drejtimin e Teutës në momentin më kritik të saj, në vendin e 9-të të tabelës së renditjes. Hodo, jo vetëm që arriti të ringrerë këtë ekip nga fundi, por Teuta luftoi deri në fund për sukses. Ekipi durrsak e nisi sezonin nën drejtimin e Martinit, por ai do të largohej për rezultate të dobëta.

Katër javë zgjati aventura e Devollit e më pas vendin e tij e zuri Bledar Hodo, i cili brenda një periudhe të shkurtër arriti që t’i merrte më të mirën ekipit, duke siguruar 4 pikë në dy ndeshjet e para: fitore ndaj Tiranës dhe barazim me Egnatian.

Ecuria deri në këtë fund të sezonit ka qenë shumë pozitive për ekipin bregdetar. Strategu durrsak arriti të merrte më të mirën nga futbollistët e tij, edhe pse situata ishte e vështirë dhe pikët mungonin.

Puna e mirë në grup, mbrojtja e fortë, kualiteti në mesfushë apo dhe shpërthimi i sulmueseve, e kanë ndihmuar që të përjetojë një periudhë fantastike në karrierën e tij si trajner.