Gjatë kësaj jave, në qytetin bregdetar janë regjistruar dy ngjarje kriminale, vrasja e 29-vjeçarit Ermir Dedja dhe vendosja e një sasie eksplozivi pranë “Velierës”. Autorët e këtyre dy ngjarjeve ende nuk janë identifikuar nga policia.
I pyetur nga “DurrësLajm”” lidhur me ecurinë e hetimeve për zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve kriminale, drejtori i Drejtorisë së Policisë Durrës, Vilson Bala, deklaroi se hetimet po vijojnë dhe për shkak të sekretit hetimor nuk mund të zbulojë të tjera detaje.
Drejtori Bala: Për vrasjen e ndodhur kemi shpallur dy persona në kërkim. Nuk mund të them më tepër se kaq për arsye hetimore. Besoj se së shpejti mund të kemi rezultate të tjera.
DurrësLajm: Po për lëndën plasëse tek Veliera?
Drejtori Bala: Jemi duke punuar, është ende shpejt për të dalë në konkluzione.