Humb jetën i riu 29-vjeçar që u aksidentua mbrëmjen e së shtunës, në rrugën “Taulantia” në Durrës.

I riu S. Vogli u përplas nga një automjet në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

29-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital dhe pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet se ka humbur jetën.

Policia ndaloi në vendngjarje 19-vjeçarin E. L., 19 vjeç, banues në lagjen nr.13, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”.

19-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.