Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen nr. 18 në Durrës, ku shtetasi S. M., 59 vjeç, ka humbur ndjenjat në banesë.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Durrës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen nr. 18, ka humbur ndjenjat shtetasi S. M., 59 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën.”