Kapiteni i një peshkarexhe e cila ndodhej në det për peshkim, është hedhur në det dhe për pasojë është mbytur.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake e trupit të 49-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.