Një aksident ka ndodhur rreth orës 21:30 në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Më vonë është njoftuar se 50-vjeçari, Dritan Gjinaj nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.