Një aksident në punë ka përfunduar me vdekjen e një punëtori në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 te fabrika e tullave në Maminas.

Nga informacionet e para, “DurrësLajm” mëson se punëtorin e ka aksidentuar njëra prej makinerive, çka ka rezultuar fatale për të.

Policia ende nuk ka dhënë informacion mbi ngjarjen, ndërsa priten detaje të reja në vazhdim.