Një aksident me tre të dëmtuar ka ndodhur pak më parë në lagjen nr.8 në Durrës.

Mësohet se një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugë, ku për pasojë është lënduar vetë edhe dy pasagjerë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 14:20, në lagjen Nr. 8, Durrës, shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.   

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.