Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme.

Rreth orës 11:20, në Fushë Krujë, shtetasi A. Sh., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Burime policore bëjnë të ditur se është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.