Dy largime nga banesa për dy persona të ndryshëm janë kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit ditën e shtunë më 18 maj.

Në njërin nga rastet ka qenë gruaja që denoncon largimin e bashkëshortit nga banesa, ndërsa në rastin tjetër ka qenë babai që denoncon largimin e vajzës së mitur.

Të dyja rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por thjesht kanë rastisur të ndodhin brenda së njëjtës ditë.

-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. H., 39 vjeçe, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi A. H., 43 vjeç.

-Më datë 18.05.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, se më datë 17.05.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe.

Policia po punon për gjetjen e të dy shtetasve.