Nënë e bijë nga Kosova të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci u përcollën në banesën e fundit pasditen e sotme.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Nga rrëzimi i autobusit humbën jetën 10 persona e u plagosën dhjetra të tjerë.

Disa prej tyre janë ende të shtruar në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa një pjesë u kthyen në Kosovë.