Arrestohet një 19-vjeçar nga policia e Komisariatit nr.6 në Tiranë.

19-vjecari Henri Breçani është konfliktuar me nënën e tij, dhe kjo e fundit më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës.

Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e Toksikologjisë.

Gjatë shoqërimit, Henri Breçani ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Ai i ka kërkuar para, nenës së tij për të blerë drogë dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.