Një 66-vjeçar nga Durrësi u arrestua, pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 66 vjeç, banues në Durrës.
Automjeti që drejtonte 66-vjeçari në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi N. Q.
Nga aksidenti fatmirësht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.





