Ky është efektivi i policisë së Komisariatit të Shkodrës, makina e të cilit u dogj në orët e para të mëngjesit pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.