Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë nga Byroja, pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me bojë.

"Kam dëgjuar e lexuar si komente se kjo ishte një hakmarrje e Palokës. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, është hakmarrje e shqiptarëve që përditë fyhen e vidhën nga një kryeministër arrogant e i pacipë"– tha deputeti demokrat.

Ndërsa për vendimin e Gardës dhe Policisë që ka nisur procedimin ndaj tij, Paloka tha: "As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma".