Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 28-vjeçar është grabitur me forcë nga dy persona që i kanë marrë një shumë parash.

Autorët e dyshuar janë një 28-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të cilët pas ngjarjes janë larguar dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit I. A., 28 vjeç dhe një 17-vjeçare, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se i kanë marrë me forcë, një shumë parash, një 28-vjeçari. Punohet për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.”