Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases Xh. B., me pretendimin se do ta ndihmonte për t’u pajisur me leje qëndrimi në shtetin gjerman.