Një nënë e dy fëmijëve në Durrës është zhdukuar para 6 ditëve. Kanë qenë familjarët e saj ata që kanë bërë denoncimin në polici dhe sipas tyre Aureta Cauli është rrëmbyer.

Mësohet se para se të zhdukej Aureta kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe më pas kishte fikur telefonin.

Ndërkohë pas dy ditësh nëna e dy fëmijëve i dërgon vëllait të saj dy foto, ku shfaqej e shtrirë në spital duke bërë serum.

I gjendur përballë këtyre pamjeve, i vëllai është paraqitur sërish në polici, ku ka treguar edhe fotot, ndërsa ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij.