Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Mësohet se në pranga ka rënë 49-vjeçari David Kallau për të cilin Gjykata kishte vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.K, 49 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.