Songül Akay me bashkëshorten shtatzënë dhe 4 vajzat e tyre, pasi i mbijetuan tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian, kanë ardhur për t’u strehuar në Durrës.

Plagët e shkaktuara nga tërmeti, i cilësuar si fatkeqësia më e rëndë natyrore prej një shekulli”, janë ende të hapura për çiftin.

Ndërsa me lot në sy kujton gjithçka që ka lënë pas, kryefamiljari tregon dhimbjet e tij më të madhe, pamundësinë për të siguruar të ardhura për familjen e tij, që pritet të bekohet me një fëmijë të pestë.

I pafuqishëm përballë fatit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, ai ka një apel për këdo që e gjen veten të mundshëm për ta ndihmuar.

K.Gj.