Në redaksinë e “DurrësLajm” ka ardhur një foto, ku duket një person i cili është i shtrirë në një bordurë betoni në lagjen nr 3, në rrugën “Egnatia”, pranë filialit të një banke të nivelit të dytë në Durrës.

Dyshimet e para sipas dëshmitarëve në vendngjarje janë se qytetari ka humbur ndjenjat. Por nuk përjashtohet dhe mundësia që mund të jetë shtrirë me vetëdije për t`u shplodhur nga temperaturat e larta të ditës së sotme.

Priten informacione të tjera në vijim.