Duke qenë se prej disa muajsh po shijojnë një romancë të bukur mes tyre, të gjithë fansat duan të dinë kur do martohen blogerja nga Durrësi Sarah Berisha dhe Dj PM.

Çifti ka udhëtuar drejt Prishtinës në fundjavë në dasmën e një prej miqve të tyre dhe në një moment të gjithë besuam që PM i propozoi Sarës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dj Pm shfaqet me një kuti unaze dhe ulet në gjunjë pranë Sarës.

Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot.

Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë. Siç duket blogerja durrsake e mori me sportivitet, megjithëse duket sikur u përgatit emocionalisht.