Gjatë natës i është vënë tritol dresë së një magazine me vegla muzikore në Kamëz.

Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni.

Njoftimi:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në  derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./