Tre mjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës tek zona e ish-URT-së.

Dy automjete tip “Benz” dhe një “Audi” janë përfshirë nga flakët, dy prej të cilave kanë pësuar dëme të mëdha.

DurrësLajm” mëson se një prej makinave është e kryeinxhinierit të OSHEE-së Arben Alushi.

Ngjarja ka ndodhur në orë 4:00 të mëngjesit dhe sipas hetimeve të deritanishme të ekspertëve, dyshohet se ka qen e qëllimshme pasi janë gjetur shenja benzine.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve për shkak të vendndodhjes së afërt të repartit zjarrfikës ka bërë të mundur mos përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në djegien e mjeteve të tjera.

Ndiqni pamjet nga vendngjarja të sjella nga operatori Denis Simaku.