Shtohen rastet e vjedhjeve që ndodhin në rrugët e Durrësit, ku hajdutë të ndryshëm iu vjedhin grave apo vajzave varëset e floririt dhe çantat.

Policia njofton se ka arrestuar së fundmi në Durrës një 35-vjeçar nga Ohri i Maqedonisë me iniciale J.N.

Ai akuzohet se i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.