Këtë të dielë uniformat blu në Durrës, kanë arrestuar një 41-vjeçare, pasi i vuri flakën automjetit të 42 vjeçarit me iniciale K.S.

Në pranga ka rënë Dorina Stafa, 41-vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i saj M.S, 35-vjeç i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim.

Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lire për shtetasin italian F. C., 58-vjeç, për moskallëzim krimi.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për ngjarjen është bërë ndarja e autores nga 42-vjeçari.

Ajo ka deklaruar se i kishte blerë këtij të fundit makinë dhe banesë, por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave, që 41-vjeçarja i konsideronte të sajat.

SHIKO VIDEON: