Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet sërish tek Milani. 41-vjeçari mbylli karrierën e tij si futbollist vitin e shkuar me kuqezinjtë.

Suedezi u vëzhgua në Millanello një ditë përpara ndeshjes së kuqezinjve në Champions me Newcastle.

“Calciomerkato” raporton që janë mbajtur bisedime mes Ibras dhe pronarit të klubit Gerry Cardinale lidhur me një rol drejtues për ish-sulmuesin.

Që pas largimit të Maldinit, drejtuesit po mendojnë për një zëvëndësues të tij në drejtorin teknik dhe suedezi mund të jetë pasuesi ideal.