Ashtu edhe siç parashikohej, Igli Cara ka rezultuar fituesi i Primareve në Durrës.

Cara fitoi me 1398 vota, kundrejt 299 votave të kandidatit tjetër Armand Dervishi. Ndërkohë 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Cara do të jetë kandidati i PD për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm dhe pritet të garojë kundër kryebashkiakes aktuale Emiriana Sako.