Në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës është komanduar Alma Oshafi.

Asaj iu komandua posti në krye të drejtorisë, që ka në varësi 12 zyra vendore arsimore.

DurrësLajm” mëson se ajo ka marrë këtë detyrë, pavarësisht se drejtoresha Ana Dhamo ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe shkresa për shkarkimin e saj nuk ka mbërritur në zyrtat e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar,

Kujtojmë se disa ditë më parë ministria e Arsmiti u kërkoi dorëheqjen në grup drejtuesve rajonalë, pas një raporti të hartuar nga ky institucion pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku një fëmijë humbi jetën në një kopsht privat.

Megjithëse asnjë nga drejtuesit rajonalë nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e rëndë në Fier, ministria e Arsimit gjeti “pretekstin” për të bërë reformë në arsimin parauniversitar.