Pothuajse të gjithë e kanë në shtëpi një ilaç që i mbron nga kanceri. Bëhet fjalë për aspirinën, të cilën mjafton ta marrësh dy herë në javë për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse. 

Sipas shkencëtarëve, aspirina parandalon 10 mijë vdekje potenciale në vit nga tumori. Studimi, i cili është publikuar në ‘Jama Oncology’, ka ekzaminuar 136 mijë persona në harkun e 32 vjetëve dhe të dhënat kanë vërtetuar se ato subjekte që kishin marrë rregullisht aspirinën, kishin reduktuar me 3 për qind mundësinë e zhvillimit të çfarëdolloj forme të kancerit.

Siç raporton ‘Telegraph’, për studiuesit e ‘Massachusetts General Hospital’ efektet kanë qenë më të  dukshme për rastin e tumoreve në stomak dhe në zorrë, ku rreziku kishte rënë me 15-19 për qind.