Ledi Vokshi dhe Ina Qema ndodhen prej ditësh në Durrës, në qytetin e lindjes, ku dhe do të organizojnë më datë 10 shtator një masterclass, ku pritet të marrin pjesë 222 gra dhe vajza nga të gjitha trevat shqiptare.

E ndërsa Ledi Vokshi është shumë e njohur për publikun shqiptar, pak kush mund ta njohë Inën, vajzën durrsake që prej vitesh po ushtron profesionin e terapistes në çift në SHBA.

Në Shqipëri është një profesion thuajse i panjohur, ndërsa në Amerikë ka nisur të praktikohet vetëm vitet e fundit.

Marrëdhëniet në çift, komunikimi mes partnerëve, dilemat personale por edhe ato familjare kanë qenë shtysat e para për Inën për t’u fokusuar drejt këtij profesioni që dhe për të ishte sfidë më vete, sa e bukur aq edhe e vështirë.

Për ta njohur më nga afër dhe për të mësuar më shumë mbi jetën e një vajze të re që u largua nga Durrësi në adoleshencë, ndërsa tani rikthehet si një grua e realizuar në karrierë dhe me dëshirën e mirë për të kontribuuar për vendin e saj, “DurrësLajm” realizoi një intervistë, që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: