Një nëndetëse e Marinës Ushtarake Greke raportohet se u ngatërrua në rrjetat e një peshkarexheje mes ishujve të Androsit dhe Tinos në detin Egje.
Pavarësisht incidentit, nëndetësja nuk humbi aftësinë e saj lëvizëse dhe tashmë është ngritur në sipërfaqe.
Bëhet fjalë për një nëndetëse të klasit “Papanikolis” (Type 214) e Marinës Ushtarake Greke që duket se u ngatërrua sot në mesditë në rrjetat e një peshkarexheje bëjnë me dije mediat greke.
Nëndetësja e Marinës Ushtarake ndodhej në zonën detare në kuadër të stërvitjes “KATAIGIDA 26”. Në zonë ndodhet edhe një mjet i Rojës Bregdetare Greke.
Burime të Marinës Ushtarake theksojnë se: “Në orët e mëngjesit të së enjtes, 14 maj 2026, gjatë zhvillimit të stërvitjes kombëtare ‘KATAIGIDA26’, një nëndetëse në zhytje në zonën detare të Cikladeve konstatoi praninë e një anijeje peshkimi pranë saj dhe ndërmori të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë”.
Në këtë stërvitje të Marinës Ushtarake, njësitë e Flotës ushtrohen në skenarë realistë, ndërsa nëndetëset operojnë në zona me trafik të dendur detar, theksojnë të njëjtat burime.
Në fund, sipas të njëjtave burime, nëndetësja vazhdon normalisht pjesëmarrjen në stërvitje.





