Rrjeti social Instagram ka lançuar një seri opsionesh të reja për të mposhtur abuzimin që vjen nga llogaritë shqetësuese dhe problematike.

Një prej tyre, i quajtur “Limits” i lejon përdoruesit të fshehin automatikisht komentet nga çdokush që nuk i ndjek.

“Qëllimi i “Limits” është të ndalojë valët e abuzimit që vijnë nga llogaritë që përpiqen të përfitojnë nga momenti”, tha Instagram.

“Limits” është i ngjashëm me “Restrictions”, por në ndryshim nga ai, lejon kufizimin e ndërveprimit me grupet.

Përdoruesit mund të zgjedhin të limitojnë komentet dhe mesazhet, të cilat do të qëndrojnë të fshehura deri në momentin që përdoruesi i pranon. Përveç kësaj, mund të zgjidhet edhe periudha kohore e kufizimit.

Ky opsion është i disponueshëm globalisht. Gjithashtu, përdoruesit që do të vazhdojnë me komentet abuzive do t’iu fshihet llogaria automatikisht.

Shumë shpejt, Instagram do të shtojë filtrin “Hidden Words”, të fjalëve të fshehura që përdoruesit nuk duan t’i shohin, fjalive apo emoji-ve.