Policia kishte marrë informacion në rrugë operative që një shtetas ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij, në rrugën “Azem Galica” Tiranë dhe organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Baftjar Sala, si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. S. ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. S. u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë”, informoi policia e Tiranes.