Antonio Conte duket se është vënë në shënjestër nga Atletico Madrid, që po mendon të largojë Diego Simeone-n. Duket se aventura e argjentinasit është tashmë drejt fundit pas 12 vitesh. Asgjë nuk është e pamundur tashmë. Dhe lamtumira e Simeone-s nga Madridi mund të vijë në mes të sezonit, me Conte-n që mund të luajë edhe një derbi kundër Ancelotti-t, trajneri i tij tek Juventus për dy sezone e gjysmë.

Në rast të një lamtumire të parakohshme të Simeone-s, Atletico do të kursente edhe 40 milionë euro nga rroga e argjentinasit. Para këto që mund të investohen te Conte (kërkon 10 milionë euro në sezon) dhe për merkaton, me teknikun italian që do të kërkonte më shumë lojtarë krahu dhe lojtarë më fizikë në mesfushë.

Por duhet bërë kujdes edhe për Roma-n, duke parë se kontrata e Jose Mourinho-s është drejt skadencës.