Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shkuar sot në SPAK, ndërsa ende nuk dihet arsyeja.

Kujtojmë se ish-ministri Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi në gusht kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu mbi dosjen “Gërdeci”. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi të mos kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare.

Në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të hetuar përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.

SPAK pritet të hetojë përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre.