Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Fier, nga ku deklaroi se ishim në një situatë xhungle sa i takon mineraleve, pasi turma fëmijësh ishin të lëshuar mbi kodrat e mineraleve me trasta për të fituar bukën e gojës.

Rama: Diversifidkimi me 10% të prodhimit që sot vjen nga dielli me fillimin edhe të disa projekteve të erës me inovacionin e jashtëzakonshëm që do të kemi fatin të kemi në Shqipëri falë shtatkraft për sistemin e pompimit të ujit. Kemi të gjitha arsyet që të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike është afër, nga vend në hall të madh të jemi  transportues neto. Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur, do ta vendosi vetë fatin e vet dhe do të kalojë në eksport neto. S’është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm.

Ishim fenomen jashtë Evropës, për të gjetur të ngjashmit tanë duhej të shkonim shumë larg nga Evropa ku energjia ndahej sipas kapacitetit individual për të vjedhur ose marrë në mënyrë të paligjshme, ose për ta marrë ligjërisht dhe mos e paguar fare. Edhe për mineralet ishin në situatë xhungle, turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve me trasta për të fituar bukën e gojës, por jemi të vetëdijshëm të rrisim kapacitete përpunuese.