Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan një grua 45 vjeçe e cila ishte shpallur në kërkim.

Shtetasja A. D., banuese në Shijak, u ndalua pasi Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.