Një 18-vjeçare nga Durrësi është arrestuar në pikën Kufitare të Qafë Thanës.

Ajo është ndaluar pasi në sistemin TIMS figuronte e shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës e kishte dënuar për dy vepra penale.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim B. O., 18 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 26.10.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisaraiati i Policisë nr. 4, Tiranë”, njofton policia.