24 dhjetor 2014 –  Dava Deda e datëlindjes 1966 humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali. Dava thuajse çdo ditë i dërgonte së bijës darkën në zyrë, meqenëse e bija ishte shumë e zënë me punë.

Në qendër të qytetit të Forlisë, një makinë Toyota Yaris goditi biçikletën e Daves duke i shkaktuar vdekjen. Aksidenti ndodhi të martën më 23 dhjetor 2014, vetëm pak metra larg banesës së Davës. Prej shumë vitesh, e ndjera banonte me dokumente të rregullta në Itali dhe ishte nëna e një djali dhe një vajze.

 Humbja aksidentale e Davës la në pikëllim të thellë dy fëmijët e saj, por tronditi edhe komunitetin shqiptar në Forli. Mjaftoi një mjegull e rëndë dhe një shofer i pakujdeshëm, për t’i marrë jetën së ndjerës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/