Italia është shpallur kampione e Europës në Volejboll për femra. Skuadra “axurre” ka mposhtur 3-1 Serbinë në finalen e madhe të Beogradit, duke fituar me përmbysje. Emocione dhe spektakël kanë shijuar shikuesit gjatë këtij takimi.

Serbet vendase fituan setin e parë 26-24, por italianet reaguan më se miri, duke fituar 3 setet pasardhëse (25-22, 25-19, 25-11).
Një sukses i merituar i Italisë, që në 9 ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat europian koleksionoi po aq fitore.

Volejbolli i femrave ka tashmë një mbretëreshë të re.Serbia nuk arriti të fitonte titullin për të tretin edicion radhazi, ndonëse luante para publikut të vet.

Shijen e humbjes në këtë event e provuan vetëm përballë Italisë, por tashmë duhet të kënaqen me medaljen e argjendtë. Finalja e vogël e Kampionatit Europian të Volejbollit u fitua nga Turqia, e cila mposhti 3-0 Holandën.