Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur kanabis.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasi A. P., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.“, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.