Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin I. B., 41 vjeç, banues në Manzë, pasi gjatë kontrollit fizik, në një lokal në lagjen nr. 17, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, si dhe dyshohet se i ka vjedhur pronares së këtij lokali, protofolin me një shumë lekësh;

Gjithashtu në pranga ka pëfunduar shtetasi A. P., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.