Në sajë të një studimi të kryer në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, shkencëtarët erdhën në përfundim se kanella është përbërësi kryesor në krijimin e një ilaçi natyral për të kuruar sindromën policistike ovariane për një periudhë të gjatë kohore.

Sipas vlerësimeve, rreth 5­1 për qind e grave në botë vuajnë nga sindroma policistike ovariane.

Në SHBA ky numër është vlerësuar me 5 milionë. Shenjat e kësaj sindrome janë cikëli menstrual i parregullt, infertilitet, puçrra fytyre, rritja dhe trashja e qimeve të fytyrës etj.

Sipas këtij studimi, shkencëtarët konsideruan kanellën si elementin natyral më efektiv në trajtimin e kësaj sindrome. Kanella ka efekt pozitiv në të gjithë organizmin dhe përmirëson aftësinë e trupit në procesin e glukozës dhe insulinës.

Në Kinë, Japoni dhe disa vende të Lindjes së Largët gratë të cilat nuk mund të mbeteshin shtatzënë merrnin një lugë kanellë me mjaltë çdo mëngjes për të trajtuar problemin e tyre dhe kjo në fund ka rezultuar me mjaft sukses.

Kanella është shumë e mirë dhe në trajtimin e dhimbjeve që vijnë si pasojë e ciklit menstrual.