Ja disa momente pikante nga dueli Teuta-Egnatia.

Vendësit kishin vendosur të aktivizonin lojtarë që nuk kishin marrë minuta në këtë sezon, si: Tepshi, Kalaj, Hasanbelli, Balla dhe Demirçani. Ndërkohë që lojtarët takohen para ndeshjes.

 Ishte një ndeshje e qetë, edhe pse nuk munguan zërat nga të dy tranjerët duke këshilluar lojtarët e tyrë në fushën e lojës.

Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelli e ndoqi ndeshjen në tribunën kryesore nën shoqërinë e presidentit të Egnatias, Agim Demrozi.

Para startit të sfidës, futbollistë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.

Dejvid Kapllani gjen golin e parë në Superiore me Teutën këtë sezon.

Pas ndeshjes, trajneri i Teutës Bledar Hodo zbret në fushë, duke zhvilluar një ndeshje me ish-shokët e skuadrës. Bledian Rizvani, Renato Arapi të bëjnë të kujtosh Teutën e atyre kohërave.