Ndeshja në “Niko Dovana”, edhe një herë kishte një numër të vakët tifozësh, si dhe në tribunën kryesore po ndiqej nga disa rivalë të ekipeve që ishin në fushë. Ja momentet pikante nga takimi Teuta – Skënderbeu, i fituar 1-0 nga vendësit.

* Dy presidentët, Edmond Hasanbelli i Teutës dhe Ardian Takaj i Skënderbeut e ndoqën ndeshjen së bashku në tribunën kryesore. Të pranishëm në stadium ishin edhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ish-mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, por edhe trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

* Gjatë një momenti pasi lojtarët e Teutës humbasin topin, kapiteni Kotobelli u bërtet: “Hej, ça bëni, hajde shtrëngohuni fort”.

* Kapiteni Frashëri i flet Gërços, “Po pse mo lali se pason te Liço që të godasë portën, ku do shënosh aty”.

*Të dy trajnerët gjatë gjithë kohës ishin tepër impulsivë dhe ka pakënaqësi për veprimet e futbollistëve të tyre në mbrojtje.

* Ergis Arifi, vetëm 16 vjeç, ka shënuar golin e tij të parë në Kategorinë Superiore, në ndeshjen e tij të tretë me Teutën. Mesfushori i talentuar këtë gëzim e ndau me stafin dhe shokët e ekipit.

* Tepër nervoz portieri Alia pasi pyet sa minuta lojë kanë mbetur, bërtet me vete “Mama mia! Mama mia!”.

* Festë në fund të takimit në kampin durrsak, lojtarët mblidhen së bashku dhe festojnë tri pikët e para të këtij sezoni.