Gazetarja Ilnisa Agolli ka rrëfyer se dy banorët që do të përballen në kokë për çmimin 100 mijë euro në Big Brother Vip, sipas saj, janë Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj. Por ajo theksoi se fitorja i takon moderatorit, njëkohësisht partneri i saj me të cilin u njoh brenda shtëpisë, duke u shprehur se ai ka qenë një shembull.

“Unë e shoh Meritonin me Romeon dyshen e fundit. Kështu e mendoj. Ky është viti i parë që ka qenë një shembull ekzemplar i një shqiptari nga Kosova. Dhe mendoj se çmimi duhet të shkojë atje”, tha ajo e ftuar në “Wake Up”.

Ilnisa Agolli analizoi edhe lojën e 5 banorëve të mbetur në garën, duke u shprehur se Heidi dhe Juli janë “finalistë koti”, ndërsa akuzoi Eglën se ka seksualizuar Meritonin.

“Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënës që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën…

Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera”– tha ajo

E pyetur “Si e ka pritur familja jote romancën me Meritonin?”, Ilnisa Agolli u shpreh se e mbështesin, duke theksuar se ka marrëdhënie të mirë edhe me familjen e moderatorit.

Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani… Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt… Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”– tregoi ajo.