Japonia ka shënuar rekord botëror me shpejtësinë e internetit.

Autoritetet kanë shkruar se rekordi i arritur është 319 terabit për sekondë (Tb/s), shifër kjo rreth 7.6 milionë herë më e madhe se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpitë në SHBA.

Për të arritur këtë shpejtësi, ekspertët zhvilluan një fibër optike eksperimentale me katër lidhje.

Me këtë shpejtësi, brenda një sekonde mund të shkarkohen 80 mijë filma.