Jennifer Lopez dhe Ben Affleck raportohet se janë ndarë nga njëri-tjetri, ndërsa thashethemet për divorc janë të ndezura.

Një burim i tha “Entertainment Tonight” të hënën se Lopez dhe Affleck “po jetojnë jetë të ndara”, por “ende nuk janë divorcuar zyrtarisht”.

“Në këtë pikë, ata thjesht po bëjnë gjënë e tyre”, tha burimi. “Ata e nisën këtë marrëdhënie shumë optimistë dhe besonin se gjërat mund të ndryshonin, por nuk kanë ndryshuar”.

Gjatë fundjavës, media të shumta raportuan se çifti vendosi ‘çekiçin’ në rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, Kaliforni – vetëm një vit pasi bleu pronën.

Lopez dhe Affleck blenë shtëpinë me 17 dhoma gjumi dhe 30 banjo me para në dorë për 60.85 milionë dollarë në maj 2023. Sipas TMZ, ata po kërkojnë ta shesin” rreth 65 milionë dollarë”.