Prefekti i qarkut Elbasan, Ali Mysliu ka dhënë dorëheqjen. Raportohet se prej fundjavës zyrtari i lartë lokal ka paraqitur dorëheqjen tek Kryeministri.

Në këtë detyrë Mysliu ishte prej 6 muajsh dhe vinte nga radhët e botës akademike. Dorëheqja e tij sipas burimeve zyrtare ka ardhur për arsye personale.

Ndërkohë pritet që këtë javë të mësohet edhe emri i Prefektit të ri të Qarkut të Elbasanit.